SHPËRNDAJE

Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës
Të nderuar zonja dhe zotëri,

Me këtë letër të hapur njoftoj opinionin e gjërë se jam tërhequr zyrtarisht nga posti i zv. Drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit «Presheva» në Preshevë.
Posti dhe përgjegjësi që më është besuar në fillim të muajit tetor të vitit 2016.

Si stomotolog shumëvjeçar pranë këtij institucioni me rëndesi jetike kam përjetuar për së afërmi me vite të tëra degradimin dhe keqmenaxhimin e kësaj shtëpije. Më janë të njohura ngecjet dhe mosknaqësinë e pacientave lidhur me shërbimet dhe kujdesin mjekësor që i`u afrohen aty.

Papërgjegjësia dhe konformiteti i një pjese të stafit drejtues ka dhënë shembuj dhe imazh të theksuar negativ për Shtëpinë e Shendetit. Bindja ime e thellë e tejkalimit të këtyre problemeve ishte e bazuar në vullnetin e mirë të punës, në orientimin e stafit punues në formën e sherbyesve publik si dhe profesionalizimin e menaxhmentit në këtij institucioni duke synuar transparencen e plotë në menaxhmin e financave publike. Kisha vizionin se si emërues i përbashkët i koalicionit qeveritar në Preshevë do të bëhem garant i mirëkuptimit dhe kompromiseve për të udhëhequr dhe avancuar në favor të pacientave të ShSh. Pa intriga politike, pa loja partiake dhe më e rëndësishmja pa etiketime dhe paragjykime me prapavijë të përligjuara të cilat janë përdorur për të ndaluar debatin racional për ndryshimet e nevojshme organizative në këtë institucion.

Rreth katër muaj në postin e zv. Drejtorit më janë shfaqur shumë parregullsi dhe e tëra ka hasur në persona përgjegjes indiferent dhe apatik. Punësime pa kriterje, paknaqësi dhe kaos të paciantave (shiko sondazhin e publikuar ditë më parë në presheva.com), pa rregullësi kolektive, një Avaz i pushtetit të vjetër tani me modalitet dhe konfiguracion të ri.

Pjesëtarë i kesaj të keqe nuk mundem dhe nuk dëshiroj të jemë. Për të luftuar këtë dukuri nga jashtë unë kamë vendosur të jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i zv. Drejtorit të ShSh, duke i`u siguruar në rradhë të parë qyetatarëve të Komunës së Preshevës se unë në të ardhmen edhe më bindshëm do të përkujdesem për të mirën e këtij institucioni jetik për Komunën e Preshevës.

Të korruptuarit, bigotët, demagoget, shpyrtkqijt dhe oportunistët do të ndeshen me sfida të pamëshirshme!

Dr. Driton Salihu