SHPËRNDAJE

LGMobile

Telefoni LG G4 thuhet se do të jetë një pajisje me ekran 5.6 inç. Ndërkohë akoma nuk është bërë i ditur rezolucioni i ekranit nëse do të jetë 2K ose 3K.

Disa nga specifikat e përfolura të LG G4 janë procesori Qualcomm Snapdragon 810 SoC, 3GB RAM, kamerë kryesore 16 megapikselë, sistemi operativ Android 5.0 Lollipop dhe një sensor për gjurmët e gishtërinjve.

LG shpreson që të shesë 10 milionë njësi të pajisjes, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 6-7 milionë pajisjet e shitura të LG G3.