SHPËRNDAJE

Nuk ka dyshim se të qenit shkrimtar infiltron vetëvetiu një pasion të madh për librat.

Parase të jenë krijues të njohur të letërsisë, shkrimtarët janë lexuesit më të zjarrtë të saj.

Në ndërkohë që kjo është e vërtetë, kurioziteti mbi atë se çfarë lexojnë njerëzit që kanë krijuar vetë letërsi të klasit të parë, është një prej kureshtive të njohura në letërsi. Revista e njohur ”The Week”, në një seri artikujsh të bërë për librat e preferuar të shkrimtarëve më të njohur të botës sot, ka bërë edhe një artikull për 6 librat më me ndikim në krijimtarinë e Ismail Kadaresë.

Biblioteka Mehmet Jusufi ju sjell listën e plotë:

Ferri – Dante Aligheri: Libri i parë i ”Komedisë Hyjnore” mund të karakterizohet, në termat më universalë, si një paralajmërim në çdo brez për ndërgjegjen kolektive njerëzore.

Don Kishoti – Migel de Servantes Don Kishoti është një tjetër histori universale, sepse kontraston jetën që e jetojmë me atë që gabimisht ëndërrojmë se po e jetojmë.

Shpirtra të vdekur (ose Frymë të vdekura) – Nikollai Gogol Romani i vitit 1842 i Gogolit i inkorporon dy kryeveprat e sipërpërmendura.

Ideja ishte e poetit rus Aleksandër Pushkin, i cili në një letër i sugjeroi Gogolit të shkruante një roman për bredhjet e një Don Kishoti rus, i cili do të ishte njëkohësisht një djall që mbledh shpirtra.

Mendoj se ishte një nga idetë artistike më të zgjuara, sepse i shkrund bashkë dy botë të ndryshme. Makbeth – Uilliam Shekspir Për herë të parë më ra në dorë Makbethi mes moshës 11 e 12 vjeçare; ishte libri i parë që shkundi jetën time.

Ngaqë s’e dija se mund thjesht ta merrja një kopje në një librari, e kopjova të tërin me dorë dhe e mora në shtëpi.

Imagjinata ime fëmijërore më shtyu të ndjehesha si bashkëautor i dramës.

Procesi – Franz Kafka Përderisa Ferri i Dantes dhe etja për pushtet te Shekspiri evokuan universin komunist në të cilin e jetova pjesën më të madhe të jetës sime, gjyqi që përshkruan Kafka e bën këtë libër të duket sikur është shkruar veçanërisht për botën tonë bashkohore.

Nderi i humbur i Katerina Blumit – Heinrih Bël Historia e vitit 1974, shkruar nga Bël, për një grua të re e cila zbulohet dhe përflitet nga një reporter tabloidi, pasi kishte çuar natën me një të arratisur, sikur bën njëfarë pagese në borxhin e burrave për shtypjen u kanë bërë grave.

Duhet thënë që kjo “pagesë” është e pamjaftueshme dhe ne, njerëzit e Ballkanit, mund ta ndiejmë këtë borxh më shumë se europianët e tjerë./presheva.com/