SHPËRNDAJE

Të premten, me 7 shkurt, prej orës 18:00 në Bibliotekën Kombëtare në Kosovë do të promovohet libri ‘Consumer Culture Landscapes in Socialist Yugoslavia’ – Peisazhet e Kulturës së Konsumatorit në Jugosllavinë Socialiste.

Në promovimin e librit do të marrin pjesë dy nga redaktorët e librit – Nataša Bodrožić dhe Saša Šimpraga, dhe një prej autoreve të librit – Eliza Hoxha.

Jugosllavia Socialiste ishte një eksperiment unik ku u ushtrua një plan urbanistik i veçantë me forma shoqërore progressive. Libri, duke përcjellut një tipologji të veçantë arkitekturore, futet nëpër këtë periudhë që solli shumë ndryshime shoqërore e ekonomike. Libri kalon nëpër Prishtinë, Sarajevë, Novi Sad, komplekset e ndryshme arkitekturore të dizajnuara nga Zivorad Jankovic dhe bashkëpunëtorët e tij.

Jankovic ishte arkitekt serb që bashkë me H.Muhasilovic e dizajnoi kompleksin Boro dhe Ramizi në Prishtinë.

Redaktorët e librit: Nataša Bodrožić, Lidija Butković Mićin, Saša Šimpraga

Autorët e librit: Nataša Bodrožić, Lidija Butković Mićin, Saša Šimpraga, Tvrtko Jakovina, Igor Duda, Ana Grgić Sanja, Matijević Barčot, Branislav Dimitrijević, Dragan Markovina, Darovan Tušek, Jurica Pavičić, Diana Magdić, Mariana Bucat, Robert Plejić, Filip Kobzinek, Mejrema Zatrić, Mirza Mehaković, Aleksandar Bede, Eliza Hoxha + Ana Dana Beroš, Nikola Bojić, Luka Skansi, Brian Shipman, Borka Bobovec, Ivana Prijatelj Pavičić, Christian Maijstre.