SHPËRNDAJE

Fondi Kombëtarë i Solidaritetit është nevojë e kahmotshme për luginasit, ka thënë kështu gjatë një interviste të realizuar nga portali preshevacom deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu.

Fondi kombëtarë është diçka e mirë që është dashur të ekzistonte gjithmonë nga vitet e pas luftës në Kosovë. Fatkeqsisht një gjë e tillë jo që nuk është bërë por është përmendur të bëhet në momentet kur Kosova ka dështuar që çështja e Luginës të tavolinë me Serbinë tha kështu deputeti me prejardhje nga Presheva, Liburn Aliu.

Sipas Aliut me mjete materiale nuk mund të paguaj Kosova për tradhtinë që i bëri Luginës në negociata. Është poshtruese për Luginasit që fokusi i qeverisë kosovare të jetë vetëm tek formimi i njo fondi sepse ne nuk kërkojmë që qeveritarët të solidarizohen me vuajtjen tonë por ne duam që të ketë zgjidhje për Preshevë, ka thënë Aliu.

Zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës nuk e bëjnë shqiptarët vetëm sepse janë të pafuqishëm por këtë duhet ta bëjnë Tirana dhe Prishtina Zyrtare ka thënë për preshevacom, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu./presheva.com/