SHPËRNDAJE
Liburn Aliu, deputeti i LVV gjatë debatit për dialogun Kosovë-Serbi, foli për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

Ai ka thënë se Lugina e Preshevës po zbrazet nga shqiptarët gjatë kohës sa Thaçi po negocion me Beogradin për të drejtat e serbëve në Kosovë.

“Qe nga viti 2010 kur kanë filluar negociatat në Bruksel pas shpalljes se Pavarësisë e deri më sot, janë 4,000 nxënës më pak. Kjo është bërë gjatë kohës së negociatave me Serbinë për të drejtat e serbëve në Kosove”, ka thënë Aliu.

Tha se banorët e tri komunave me shumicë shqiptare u janë dhënë shpresa të rrejshme.

“Më të njëjtin negociator Hashim Thaçin. Në këtë kohë atje shqiptarët janë ushqyer me shpresat se do të bëhet diçka për ta dhe se do të flitet në negociata për çështjen e tyre. Si në ato të Vjenës si në ato të Brukselit, njëjtë edhe sot po i ‘u premtohet se do të ndërmerret diçka për të drejtat e tyre. Në asnjë herë nga negociatat nuk u bë asgjë, përveç që Serbia shtroi terrorin e saj”, tha deputeti Aliu.