SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot liderët politik të Luginës së Preshevës, të cilët kanë kërkuar nxjerrjen e një Rezolute në Kuvendin e Kosovës prej nga do të kërkohej bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën, emeton presheva.com.

Presidenti Thaçi në një konferencë për media ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit politik dhe institucional nga komunat e Luginës, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovoc tha se tashmë është deklaruar vullneti i shqiptarëve të Luginës për tu bashkuar me Kosovën dhe në të ardhmen do të ketë dinamizëm për realizimin e kësaj objektive. Do të bëjmë përpjekje që kjo çështje të mbyllet njëherë e përgjithmonë…”, tha Thaçi, duke shtuar se mbështet plotësisht dëshirën e Luginës për bashkim me Kosovën.

Presidenti i Kosovës tha se do të punojnë që përfaqësuesit politik të Luginës të jenë pjesë e dialogut përfundimtar Kosovë-Serbi, kur ka të bëjë me të ardhëm e tyre. Ai tha se ka mirëpritur idenë edhe që përmes fondeve të ndryshme të shihet mundësia se si të ndihmohen shqiptarët e Luginës së Preshevës. Thaçi tha se për çështjen e Luginës duhet unitet edhe në spektrin politik të Kosovës. Sipas tij, ideja e nxjerrjes së një Rezolute nga Kuvendi i Kosovës do t’i procedohet edhe kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, shefave të Grupeve parlamentare në mënyrë që të ketë mbështetje unike për këtë çështje. Shqiprim Arifi, kryetar i Preshevës tha se sot tek presidenti Thaçi kanë shpalosë idenë për një Rezolutë që do të duhej të del nga Kuvendi i Kosovës për të drejtën e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës./presheva.com