SHPËRNDAJE

Serbia në mënyrë brilante ka arritur viteve të fundit të thithë mjete financiare për rimëkëmbjen e ekonomisë, respektivisht investitor të ndryshëm duke u krijuar kushte të volitshme për punë, deri në kompenzim nga 20-60% të shumave të investuara, përmes formave te ndryshme lehtësuese.

Në Medvegjë, MEDINVEST-it, ju mohua një e drejtë e tillë nga RAS (razvojna agencija Srbije). Agjencioni për zhvillim në Serbi, hudhi poshtë dy herë radhazi kërkesën tonë , thonë për portalin preshevacom, Muharrem Salihu pronarë i kompanisë MEDINVEST në Medvegjë.

Ligji për shitë-blerjen e aseteve publike garanton të drejtën për pjesëmarrje të barabartë për të gjithë shtetasit e Serbisë, por kur këtu paraqiten shqiptarët ky ligj zbatohet në mënyrë të përzgjedhur dhe kështu diskriminon shqiptarë duke i eliminuar nga gara.

Me sa duket edhe në rastin e ndarjes se fondeve stimuluese shqiptarët bëjnë më mirë të mos aplikojn fare, ndonëse këtu janë të punësuar edhe Punëtor Serb ka thënë Salihu.

Përtej kësaj atmosfere të njohur për shqiptarët në Medvegjë, ne vazhdojm me investime të reja duke sjellur paisjet më të avancuara të kohës për rritjen e kapaciteteve prodhuese të çorapeve, nga Lonati Spa.

Hapi jonë i radhës thotë drejtori i kompanisë shqiptare në Medvegjë, Muharrem Salihu do të jetë përzgjedhja nga radhët e bashkëpunëtorëve aspirant për të hecur, ndërtuar dhe rritur bashkarisht në karierë profesionale që do të dërgohen në specializme në “LONATI SPA” Italy./presheva.com/