SHPËRNDAJE

Tashmë është bërë e ditur faksi që Lionel Messi i ka kërkuar Barcelonës.

Ylli argjentinas parevokueshëm e dëshiron largimin nga klubi katalunas në këtë verë.

Për shkak të shumë pakënaqësive, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë dëshiron të përfundojë karrierën 20-vjeçare në Camp Nou.

Sipas asaj që raporton gazetari i Mundo Esporte, Marcelo Bechler, 33-vjeçari e dëshiron ribashkimi me Pep Guardiolën.

Trajneri katalunas aktualisht drejton Manchester Cityn dhe dëshira e tij ka qenë edhe më parë që sërish ta ketë Messin nën urdhrat e tij.

Argjentinasi besohet se është bindur tashmë nga Guardiola që t’i bashkohet te City, andaj edhe ka dërguar faksin që ta lënë të lirë të largohet nga Camp Nou.