SHPËRNDAJE

Për shkak të vënies në punë të tetë stacioneve të reja të pagesave rrugore Beograd-Preshevë dhe Beograd-Dimitrovgrad, në jug dhe në lindje të koridorit 10, disa akse rrugore janë shkurtuar paksa.

Për këtë ka ndodhur edhe korigjimi i çmimeve, gjegjësisht ulja a çmimeve, kanë bërë të ditur nga ndërmarrja “Rugët e Sërbisë”.

Ata kanë theksuar se çmimi i njësisë së tarifave për kilometër, i cili është paraparë me Ligjin për tarifat për përdorimin e mallrave publike, nuk ka ndryshuar.

Më 16 janarë kanë pushuar së funksionuari stacionet e vjetra të pagesës rrugore “Niss” dhe “Dolevac”, ndërsa kanë filluar së funksionuari tetë stacione të pagesave të autosdtradës: “Nish Veri”, “Nis lindje”, “Nis Malça”, “Pirot Veri”,”Pirot Perëndim”, “Bella Pallanka”, “Nish Jug” dhe “Meroshina “, me çka është vendosur një sistem i mbyllur i pagesave rrugore në relacionin Beograd-Preshevë-Dimitrovgrad.

Për këtë ka ndodhur edhe korektimi i disa çmimeve për shkak të ndryshimeve në sistemin e matjes ose pikës së referencës. Kështu, pikat referente fillestare gjegjësisht përfundimtare për sistemin e mbyllur të pagesës rrugore Beograd – Preshevë – Dimitrovgrad: janë mbikalimi Transhped, mbikalimi Preshevë dhe mbikalimi Gradina.

Siç ka mësuar presheva.com nga qytetarët çmimorja ka ndryshuar në 20 stacione të pagesës, në disa akse rrugore pagesa është 50 dinarë ndërsa në aksin rrugorë Bujanoc – Preshevë 80 dinarë.

Nga Beogradi në Meroshina do të paguajë 900 dinarë, ndërsa deri në  Preshevë, gjegjësisht nga Presheva deri në Beograd do të kushtojë  1.460 dinarë./presheva.com/