SHPËRNDAJE

Rodgers-Pellegrini

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, ka bërë të ditur se skuadra nga Anfield synon ta përfundoj sezonin e dyta në Premierligë.
Liverpool ka arritur të marrë tre pikë të arta në udhëtim te Swansea City, të cilën e mposhti me rezultat minimal 0:1.

Pa kësaj fitore, menaxherit të Liverpoolit, Brendan Rodgers, i janë shtuar apetitet. Ai, ka bërë të ditur se skuadra nga Anfield synon ta përfundoj sezonin e dyta në Premierligë.

Liverpooli tash është i pesti në renditjen tabelore, por me vetëm katër pikë prapa Manchester Cityt që mban vendin e dytë në tabelë,

“Objektivi ynë është që të përfundojmë sa më lartë që mundemi, jo vetëm ta zëmë vendin e katërt”, ka deklaruar Rodgers.

“Jemi tri pikë prapa Arsenalit (vendi i tretë) dhe pas humbjes së Manchester Cityt këtë fundjavë, na jepet mundësia që të luftojmë për atë pozitë”, ka shtoi ai.