SHPËRNDAJE

Liverpooli dhe Sporting Lisbona kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në mëngjesit e sotëm (e enjte).

Skuadra e Jurgen Klopp ka shkuar në tri ndeshje radhazi pa fitore gjatë përgatitjeve para-sezonale.

Pas humbjeve nga Borussia Dortmund dhe Sevilla, Reds kanë barazuar me Sportingu në ndeshjen e zhvilluar në Yankee Stadium të New Yorkut.

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter

Të parët në epërsi kaluan portugezët me anë të mesfushorit në formë, Bruno Fernandes, i cili në minutën e katërt shënoi për 1-0, kjo edhe falë gabimit të Simon Mignolet.

Golin e barazimit për Reds e shënoi Divock Origi (20′), ndërsa holandezi Georginio Wijnaldum (44′) u përkujdes për epërsinë 2-1.

View image on TwitterView image on Twitter

Ishte braziliani Wendel, i cili në minutën e 56-të shënoi për 2-2 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.