SHPËRNDAJE

Titulli i Premierligës është bërë një barrë e madhe e Liverpoolit, ku edhe pas 20 vitesh nuk po arrijnë ta shijojnë.

Jurgen Klopp mblodhi 97 pikë, mirëpo të pa mjaftueshme për të siguruar titullin pasi City kishte një pikë më shumë.

Sezonin e ardhshëm Reds do të fillojnë në Anfield kundër Norwichit të premten me 9 gusht.

Sipas OptaJoe , herën e fundit Liverpool luajti kundër Norwich në ndeshjen e tyre të parë të ligës, në sezonin 76/77, ata përfunduan duke fituar titullin.

Ata arritën të mposhtin Norwichin me rezultat minimal 1-0. Reds do të jenë duke shpresuar se fati i çon ata në titullin e tyre të parë Premier League pas shumë vitesh.