SHPËRNDAJE

Liverpooli ka nënshkruar kontratë me Niken për ta veshur klubin e kuq, ndërsa vlera për një vit flitet të jetë 80 milionë funte (94 milionë euro).

Marrëveshja e klubit të Ligës Premier me gjigantin e veshmbathjeve do të futet në fuqi nga 1 qershori.

Kjo kontratë klubin anglez e vë në vendin e parë sa i përket rivalëve vendor, duke i lënë pas Manchester United, Manchester City, Arsenal dhe Chelsea me përfitime.

Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Liverpool aktualisht është në vendin e tretë, duke mbetur pas vetëm Real Madridit dhe Barcelonës.  Me 80 milionë funte, Liverpool e lë pas Unitedin që ka kontratë për 10 vite me vlerë 75 milionë funte në vit (88 milionë euro).

Manchester City ka marrëveshje me Puman, që zgjatë deri në vitin 2029, me vlerë 65 milionë funte (76 milionë euro).  Chelsea dhe Arsenal kanë fitim nga 60 milionë funte në sezon.

Real Madridi janë në vendin e parë me një kontratë të majme me Adidas, ku fitojnë 110 milionë funte (129.5 milionë euro) në sezon. Barcelona pas tyre vijnë me kontratën e tyre me Nike, ku për një vit fitojnë 100 milionë funte (117 milionë euro).

Luis Suarez e Casemiro (Foto: Alex Caparros/Getty Images)

Adidas po ashtu ka kontratë edhe me klube si Juventus dhe Bayern Munich, që gjinden në top 10.