SHPËRNDAJE

2.290.569,94 dinarë apo (19.577 euro) është shuma të cilën Banka Popullore e Sërbisë e ka publikuar në faqen e sajë zyrtare lidhur me gjendjen e bllokadës në të cilën është gjenduar  komuna e Bujanocit më 31 dhjetorë 2019 dhe po aq ka vazhduar të jetë deri në momentet e publikimit të lajmit (02.01.2020).

Që nga 28 skurti 2017 deri më sot numri i ditëve të bllokadës ka arritur në 116, ndërsa vlenë të theksohet se lidhur me këtë është folur edhe në seancën e fundit të KK të Bujanocit, ku është thënë se komuna e Bujanocit asnjëherë nuk ka qenë në bllokadë, për faktin se llogaria e komunës gjthnjë ka qenë në qarkullim, por shuma e cila paraqitet në faqen e Bankës Popullore ka të bëjë me detyrimet që komuna duhet ti shlyej.

Presheva.com në disa raste ka publikuar lajme lidhur më këtë se si ndodh kur llogaria e komunës është në bllokadë.

Sipas ekspertëve të kësaj fushe, llogaria bankare e një Administrate lokale nuk mund të bllokohet plotësisht sepse kjo do të thotë një kolaps për tërë komunën e jo vetëm për Administratën dhe një gjë të tillë nuk e lejon vet Ministria gjegjëse apo edhe Ligji në baz të të cilit funksionin sistemi financiarë, është shprehur eksperti i kësaj fushe.

Sipas tij, në këtë rast nga të hyrat ditore 1/3 e mjeteve kalon në shlyerjen e detyrimeve dhe kështu funksionon sistemi i shlyerjes së detyrimeve, ndërsa mjetet e publikuara në faqen e BPS-së janë plotësisht real dhe detyrimet që duhen shlyer.

Si do që të jetë Banka Popullore e Sërbisë si organ shtetërorë është burim i besueshëm i këtij informacioni dhe publik për këdo që dëshiron të dijë mbi gjendjen reale ditore mbi bllokadën e llogarisë bankare të secilës komunë në Sërbi.

Arsyeja përse shifra nga 31 dhjetori 2019 deri më sot 02 janar 2020 nuk ka ndryshuar mund të jetë edhe fakti sepse kjo është periudhë festive dhe nuk ka patur qarkullim ditorë. /presheva.com/