SHPËRNDAJE

Madridi dhe Londra po përballen me shpërthime më të këqija të coronavirusit sesa Lombardia në Itali me vdekje që dyfishohen çdo dy ditë – por shkalla e vdekshmërisë së Nju Jorkut mund të arrijë në atë nivel që të tejkalojë të gjithë.

Një analizë e re e numrit të vdekjeve tregon se numri i viktimave në disa qytete është duke tejkaluar shpejt shkallën mesatare të vdekshmërisë të deritanishme.

Në Londër për shembull, shkruan Daily Mail, vdekjet dyfishohen çdo dy ditë, një ditë më shpejt se mesatarja në të gjithë Britaninë, tregon studimi i Financial Times.

Kostoja humanitare e pandemisë vazhdon të rritet globalisht pasi më shumë se 415,000 njerëz janë infektuar nga sëmundja vdekjeprurëse, dhe më shumë se 18,000 kanë gjetur vdekjen.

Lombardia, Itali, që zëvendësoi Wuhanin në Kinë, llogaritet si rajoni më i prekur keq në botë, me autoritetet në vendin evropian që njoftuan se 743 më shumë njerëz kishin vdekur në vend të martën, duke e çuar numrin e të vdekurve në 6.820.

Autoritetet italiane besojnë se disa nga masat kufizuese të marra mund të kenë filluar të kenë ndikim pasi infeksionet e reja të regjistruara zyrtarisht u rritën me vetëm tetë për qind, me të njëjtën përqindje rritje si e hëna – niveli më i ulët që kur Italia regjistroi vdekjen e saj të parë më 21 shkurt.

Por, sipas Daily Mail, trajektorja e virusit që përhapet me shpejtësi tregon se Madridi dhe Londra mund të bëhen pikat e nxehta të sëmundjes, me vdekjet që dyfishohen çdo dy ditë në kryeqytetet përkatëse.

Në Mbretërinë e Bashkuar, 87 pacientë të tjerë vdiqën gjatë natës në Angli.

Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar është rritur pothuajse gjashtëfish në hapësirën e një jave, me vetëm 71 viktima të regjistruara të martën e kaluar.

Dhe në Spanjë forcat e armatosura i kërkuan NATO-s ndihmë humanitare për të luftuar coronavirusin e ri, pasi numri i të vdekurve kombëtar preku 2.700 dhe infeksionet u rritën në 40,000.

Rajoni i Madridit ka vuajtur nga epoka e epidemisë me 12.352 infeksione – pak më pak se një e treta e gjithsej – dhe 1.535 vdekje, ose 57 për qind e të dhënave kombëtare.

Jashtë Evropës, në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve është rritur mjaft ngadalë në krahasim me vendet e tjera deri më tani, por trajektorja për kurbën e vdekshmërisë në New York është shumë më e shpejtë, duke sugjeruar se mund të kapërcejë Madridin.

Më shumë se 12,000 njerëz kanë dalë pozitivë në testet për coronavirus në qytet dhe 125 kanë vdekur. Një bllokim në mbarë shtetin hyri në fuqi natën e së dielës.

Zyrtarët e shëndetësisë thonë se SHBA janë gjithashtu në rrugë për të kapërcyer përfundimisht infeksionet e Kinës.

Kjo pasi që javën e kaluar SHBA po raportonte më shumë raste të reja ditore të coronavirusit sesa Kina në pikun e dukshëm të shpërthimit atje.