SHPËRNDAJE

Ish- kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana ka treguar se ka tre ditë që është mbyllur në shtëpi, kjo për shkak të koronavirusit.

“Ka 3 ditë që jemi në shtëpi dhe nuk kemi dal, ose kemi dal vetëm për të blerë gjëra ushqimore për shtëpi. Do të shohim çfarë masash do të marrë tutje qeveria”, ka thënë ai në një bisedë për Top chanel- transmeton Indeksonline.

Cana, tutje gjatë bisedës ka treguar se nuk e ka fare lehtë të qëndrojë gjithë ditën në shtëpi, kjo pasi që ka edhe 2 fëmijë të vegjël.

“Nuk është lehtë, se gocen e kam 2 muajshe ajo gjithe kohën rrinë- flenë, por djalit 4 vjeç duhet më ja shpjegu pse është kjo situatë, edhe mundësia për të dalë në park është pothuajse e ndaluar, dhe duhet me ardh këtu me kalu kohën këtu.”, ka thënë tutje ai.