SHPËRNDAJE

Serbia në vendin ku po jetojmë ne, po vazhdon shkeljen flagrante të të drejtave njerëzore, përkatësisht përdorim të metodave represive ndaj popullatës shqiptare që jetojnë në Bujanoc Preshevë e Medvegjë, kështu i ka thënë presheva.com, anëtari i kryesis së LPD-së, lidhur me, gjendjen e krijuar në komuënën e Bujanocit si dhe në Luginë në përgjithësi pas pasivizimeve të shumta që janë duke u bërë sidomos në vendbanimet përgjat kufirit administrative me Kosovën.

Sipas LPD-së një shtet që i shkel të drejtat elementare jetësore ndaj përkatësisë kombëtare shqiptare padyshim që meriton reagim dhe masa ndaj atij shteti sidomos nga unioni europian, ku dëshiron të integrohet Serbia.

Padyshim që kur janë në pyetje interesat elementare njerëzore, interesat kombëtare, dobitë e përgjithshme për popullatën, i gjithë spektri politik duhet të jemi me qëndrime të njejta të mbrohen dhe të realizohen të drejtat për popullsinë shqiptare që jeton në Serbi.

Për Lëvizjen e Progresit Demokratik, Përçarja në baza politike ishte e kushtueshme për shqiptarët në Bujanoc e Medvegjë, por filloi me subjektin tonë. Disa oponentë tanë politik dhe emisarët e Beogradit ishin njëzëri dakord se kishin arritur të zvogëlonin votat e partisë tonë.

Kishte arsye sipas tyre sepse Lideri jonë tashmë i ndjerë ishte zë i fuqishëm i mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve. Nga këtu bëjmë thirrje që të kemi qëndrime të përbashkëta si subjekte shqiptare, pasi nga pushteti në Beograd po shohim përdit vështirësim të jetës së shqiptarëve në të gjitha fushat.

Pasivizimi i vendbanimit për banorët shqiptar është shumë i rrezikshëm, kjo duhet të menjanohet përmes mekanizmave institucional, vetëm duke qenë kombëtarisht të rreshtuar në një vij.

Pastaj koordinimi me Shqipërinë e veçanërisht me Kosovën që zhvilloj reciprocitet me serbët në Kosovë. Duke i parë padrejtësitë e shumta që po na ndodhin Ardhmërinë e shohim në bashkëngjitje me Kosovën” është përgjigjur anëtari i kryesisë së LPD-së për presheva.com, duke paraqitur njëkohësisht edhe qëndrimin e këtij subjekti politik./presheva.com