SHPËRNDAJE

Marcelo-LucasSilva

Transferi i ri i Real Madridit, Lucas Silva ka pranuar se nuk ekziston krizë te kjo skuadër edhe pse është duke kaluar në një formë të dobët në ndeshjet e fundit.
Lucas Silva ka mohuar zërat se Real Madridi është në një krizë, duke shtuar vetbesimin kështu te bashkëlojtarët e tij.
“Nuk ka krizë te kjo skuadër. Ne kemi qenë përgjatë një momenti jostabil por ne jemi të qetë”, tha Silva për reporterët.
“Ndonjëherë gjërat nuk punojnë ashtu siç dëshironi ju. Ne duhet të punojmë shumë dhe të kemi rezultate të mira në ndeshje radhazi. Do të dalim nga kjo fazë ku jemi dhe të qëndrojmë në formë të mirë për një kohë të gjatë”, përfundoi Lucas Silva.