SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi përmes një postimi në fb ka ka rikujtuar 22-vjetorin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe rënien heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës, Sot shënojmë 22-vjetorin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe përkujtojmë rënien heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

Themelet e lirisë së Kosovës u vunë në Drenicë, mu pranë familjes Jashari.

Lufta e lavdishme e UÇK-së na bënë të përkulemi pranë varreve të gjithë dëshmorëve ndërkaq roli i komandantit legjendar Adem Jasharit për epopenë e UÇK-së është i pazëvendësueshëm.

Çdo përvjetor e bënë më të lavdishme historinë e kombit tonë.

Në këtë kohë, kemi nevoj për sakrifica të përditshme që ta shtyejmë përpara amanetin e tyre që dhanë gjënë më të çmuar JETËN.

Përkulemi para veprës së tyre, Lavdi shkruan kështu në postimin e tijë në fb kryetari Shqiprim Arifi./presheva.com/