SHPËRNDAJE

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se nuk do të pranojnë marrëveshje të imponuara në dialogun Kosovë-Serbi.

Tash e sa kohë përfaqësuesit e Luginës së Preshevës kanë kërkuar që të jenë të përfshirë direkt në dialogun Kosovë-Serbi.

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, në një intervistë për lajmi.net, ka thënë se është koha e fundit që shqiptarët e Luginës të përfshihen në dialog.

Sipas tij, një marrëveshje e imponuar nuk do të pranohet në Luginën e Preshevës.

“ Unë gjithmonë shpresoj çdo qeveri e cila ka ardhur që ajo qeveri të bëj diçka për qytetarët e Luginës së Preshevës. Këtë gjithmonë e shpresoj. Sa i përket asaj që të marrim pjesë në dialog, është një kërkesë tash e sa vite e jona që të jemi pjesë në dialog në Bruksel mbi njohjen reciproke. Ne mendojmë që një marrëveshje cilado që do të dalë nga ky dialog është një marrëveshje të cilën shqiptarët e Luginës së Preshevës dëshirojnë të jenë pjesë e saj në negocim e sipër e jo vetëm ta bëjmë negocim, ta bëjmë marrëveshjen e tani ju atje në Preshevë në daç ju pëlqeu në daç jo, kjo është marrëveshja. Kështu në këtë formë jo. Këtë e kam thënë edhe Uashington edhe në Bruksel e edhe në Berlin. E kam thënë pandërprerë e do ta them pandërprerë, marrëveshje të imponuara ne në Luginë të Preshevës nuk pranojmë. Edhe e dinë shumë mirë të gjithë pjesëmarrësit në këtë dialog se çka janë kërkesat tona dhe çka janë vijat e kuqe tona në lidhje me dialogun edhe njëra nga kërkesat e tona është që më mirë edhe ne të jemi pjesë e dialogut. Gjejeni modalitetin, jeni shtete a Presheva patjetër duhet të jetë pjesë e dialogut edhe negocim edhe në realizim pastaj”, deklaroi Arifi.