SHPËRNDAJE

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, duke iu referuar shënimit të 30-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka paralajmëruar aktivitete të ndryshme, ndërkohë që është shprehur edhe se:“Republika jonë është kompromisi i dhimbshëm i zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan. Ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre”.

Postimi i plotë i Hazirit:

Javë e bardhë për Gjilanin. Prej 4 deri në 11 mars do ta shënojmë 30-vjetorin e themelimit të partisë së Ibrahim Rugovës. Gjatë kësaj jave, do të ketë manifestime politike, kulturore e sportive, me theks të veçantë, vlerësimin e lartë për rolin e gruas dhe të rinisë.

Falënderim deri në gjunjëzim brezave tanë që nuk janë në jetë, por që kontribuuan për Degën e LDK’së, në rezistencën politike e paqësore, e në fund edhe me kryengritje, duke arritur deri te Liria, Pavarësia dhe Demokracia.

Republika jonë është kompromisi i dhimbshëm i zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan. Ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre!/presheva.com/