SHPËRNDAJE

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, sërish në një postim të tij është deklaruar se është pro ndryshimit të kufijve Kosovë – Serbi, njofton Insajderi.

Në profilin e tij në Facebook, Haziri ka shkruar se kufiri mes Kosovës dhe Serbisë në juglindje të Kosovës duhet të jetë në Ristovc.

Ndërsa debatet për rastin e Karaçeves dhe rrugës Deçan – Plavë, i ka quajtur fjalamani.

“Javën e kaluar Karaçeva e Epërme, këtë javë rruga Deçan-Plavë, javën tjetër Leposavic’i me 17 katunde…Zhurmë, popullizëm e fjalamani. #2Shtator përnime fillon! Mos përçoni frikë, por silluni si burrështetas. #Ristovci, kufiri mes Kosovës e Serbisë, në Juglindje të Kosovës!” ka shkruar ai.