SHPËRNDAJE

Në një mesazh për Kryeministrin Britanik, Boris Johnson, Macron kërcënoi të mbyllte kufijtë francezë me Mbretërinë e Bashkuar nëse Londra nuk merr masa drastike për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Nëse Johnson vazhdonte të mos merrte asnjë masë për të ndaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit në territorin britanik, Franca nuk do të kishte zgjidhje tjetër përveçse të refuzonte hyrjen në territorin e saj për të gjithë udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar dhe për ta konsideruar atë si një vend të tretë. Dhe të gjitha vendet e tjera evropiane do të kishin bërë të njëjtën gjë, çka do të ishte një lajm shumë i keq për ekonominë britanike dhe politikën e “neglizhencës” të ndjekur nga Boris Johnson.

“Ndërsa vendet evropiane kanë vendosur kufizime për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Mbretëria e Bashkuar po e merr me lehtësi këtë epidemi,” njoftoi Reuters. Pasditen e së Premtes, Boris Johnson urdhëroi restorantet, teatrot, kinematë dhe klubet sportive të ndërpresin operacionet për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

“Ky vendim u mor nga Johnson pasi Macron e kërcënoi atë të Premten e kaluar në mëngjes për të mbyllur kufirin francez me Mbretërinë e Bashkuar nëse ai nuk merr masa shumë të rrepta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit”, shkroi e përditshmja franceze La Liberation duke cituar burime në Élysée. “U desh të kërcënojmë qartë në mënyrë që ai më në fund të lëvizte,” pohojnë në Pallatin Elysée.