SHPËRNDAJE

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi ka pasur një dedikim të veçantë për medaljen e artë të fituar në Minsk të Bjellorusisë.

Majlinda Kelmendi ka arritur të mbretëroj në Lojërat Evropianë që po zhvillohen në Minsk të Bjellorusisë.

Pejania ka arritur të fitojë medaljen e artë në këtë garë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Xhudistja jonë në finale ka arritur të mposht me poenë të artë rusen Natalia Kuziutina.

Në intervistën e dhënë për faqen e KOK-ut, Majlinda ka treguar se medaljen ia dedikon djalit të tezes së saj, ish-futbollistit të ndjerë, Labinot Harbuzi.

“Këtë medalje ia dedikoj një personi që ka qenë shumë i veçantë për mu. Djali të tezës, Labinot Harbuzi, të cilin fatkeqësisht e kemi humb disa muaj më parë”.

“Ai ka qenë ndoshta idhulli im i parë, pasi kur i kam pasur 12-vjet ai ka besuar në mua dhe gjithmonë ka thënë se jam më e mira në botë. Kështu që këtë medalje ia dedikoj atij”, ka thënë Majlinda Kelmendi.

Deklarata e Majlinda Kelmendit pas medaljes së artë

INTERVISTA🎤Medalje🥇 e veçantë për praninë e tifozëve shqiptarë🇽🇰🇦🇱Dedikimi për futbollistin me prejardhje nga Kosova, Labinot Harbuzi, i cili u nda nga jeta muaj më parë🙏https://bit.ly/2x77S9U#Minsk2019 #MajlindaKelmendi

Gepostet von Kosovo National Olympic Committee am Samstag, 22. Juni 2019