SHPËRNDAJE

Ndalimi i importit të makinave me standardin e motorit “Euro 3” realisht në Sërbi mund të hyjë në fuqi nga viti 2021. Kjo është një nga masat e nevojshme për të zvogëluar ndotjen e ajrit, si dhe luftimin e mbeturinave të rrezikshme, si dhe automjetet e vjetra që dalin nga përdorimi, ka deklaruar të dielën Ministri i Mjedisit, Goran Trivan.

Siç thuhet, ai nuk është i sigurt nëse mund të lejohet që Sërbia të jetë varrezë e makinave më të këqija. Ato në vetvete janë mbeturina të rrezikshme dhe këtu nuk ka të bëjë vetëm me gazrat e shkarkimit që ndotin ajrin.

“Ministria për një kohë të gjatë është duke e shtyrë iniciativën për ndalimin e importit të makinave “Euro 3”, por duhet të ketë një konsensus edhe në shoqëri – ka thënë Trivan. “Nuk ka të bëjë vetëm me ekologjinë, por edhe me sigurinë. Automjetet më të vjetra janë gjithashtu më pak të sigurta.

Sipas Ministrit Trivan, së pari do të ndalohet importi i motorëve “Euro 3” dhe më vonë do të konsiderohej e njëjta procedurë për automjetet me motor “Euro 4″. Sigurisht, qysh nga gjysma e vitit 2020 do të mund ti zgjidhnim të gjitha çështjet administrative në lidhje me ndalesën, kështu që është reale që të  mund të hyjë në fuqi vetëm në vitin 2021.

Dhe në atë që ka ndodhur në 15 ditët e fundit, kur është fjala për ndotjen e ajrit, e shohim ndikimin e komunikacionit, kjo dukshëm ka  ndikim në këtë”, ka thënë Trivan.

Hapi i parë për zvoglimi e ndotjes së ajrit është eliminimi i motorëve joadekuat dhe i dyti është kufizimi i lëvizjes së automjeteve që më së shumti ndotin ambientin. “Shëndeti është më i rëndësishmi dhe nuk do të kalkulojë në këtë drejtim.

Do të bëjmë gjithçka për të përmirësuar shëndetin e qytetarëve tanë. Nëse 6.000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të ajrit të keq, kjo duhet parandaluar dhe ka mënyra për ta bërë këtë, ka thënë Ministri i Mjedisit Goran Trivan./presheva.com/