SHPËRNDAJE

Apelet e banorëve të Malësisë së Bujanocit për ndihmë urgjente që ti zhbllokojnë nga bora familjet e mbetura në fshatrat e atjeshme, në adresë të presheva.com kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, kur përfaqësues të pushtetit lokal i kanë thënë mediave në gjuhën serbe se atje situatra është normalizuar.

Rahim Salihi Kryeshef i Drejtoratit për Investime dhe Zhvillim pranë Administratës Komunale të Bujanocit i ka thënë mediumit lokal në gjuhën serbe se, “Të enjtën gjatë tërë ditës kemi qenë në teren dhe situata është normalizua.

Kuptohet që reshjet ishin shumë më të dendura në atë zonë dhe fshatrat plotësisht kanë qenë të bllokuara” Sipas tij, makinat janë duke punuar edhe sot, e premte, sepse në lokacione të caktuara në hyrje të fshatrave ka patur komplikime shtesë.

Këto janë lagje me numër të vogël të banorëve, ndërsa shërbimet reagojnë sipas prioriteteve, ka thënë Salihi. “Situata monitorohet dhe ne do të ndërhyjmë në kohë nëse është e nevojshme” ka thënë Kryeshef i Drejtoratit për Investime dhe Zhvillim mediumit lokal në gjuhën serbe.

Nga ana tjetër S.A nga fshati Rabnabuq e Malësisë së Bujanocit ekskluzivisht për presheva.com ka bërë video në ora 15:00h të datës 07.02.2020 (e premte) në rrugën Muhoc-Zarbincë, e cila lidh fshatrat e Malwsisw mw qendrwn, që sipas tij dhe videos qe po e shihni nuk është e vërtetë se makinerit e pastrimit të rrugëve të Komunës së Bujanocit kanë dalë në Malësi të Bujanocit.

“Nuk është e vërtetë se rrugët janë pastruar, këto janë vetëm gënjeshtra të Komunës, ne jemi të bllokuar dhe në gjendje alarmante” ka thënë Agushi.

Të njejtën gjë presheva.com ia ka konfrmuar edhe Ilmi Bajrami nga fshati Suharnë ku bora ka arritur trashësinë rreth 1.5 metra.

“Askush nuk ka ardhur të na pastroj rruget jemi në gjendje alarmante, kemi njerëz të sëmurë nuk po mundemi të lëvizim nga shtëpia.

Ato që thonë përfaqësuesit e Pushtetit Lokal janë plotësisht gënjeshtra, ata as që e dinë se në qfar gjendje jemi ne” ka thënë Bajrami.

Përveq rrugëve të bllokuara, banorët e Malësisë së Buajnocit për tri ditë radhazi kanë ngelur edhe në terr pa energji elektrike./presheva.com/