SHPËRNDAJE

(Reportazh)

Jeta është një sprovë e cila në një moment na bënë të mësojmë se kush kemi qenë, kush jemi dhe kush duam të jemë. Njeriu, jo më kotë thotë fjala popullore “është më i fortë se guri” sepse gurin e lëkund stuhia dhe e tretin kohërat.

Sevdail Hazirin nga Suharna e Malësisë së Bujnaocit çdo stuhi dhe periudhë vetëm sa e kishte forcuar më shumë, duke i dhënë kurajo dhe vullnet që të ecë majave të suksesit.

Jo për një arsyeje të thjesht ky reportazhë iu është dedikuar Sevdail Hazirit nga Suharna e Malësisë së Bujanocit, e as për arsyeje se tash është një biznesmen i suksesshëm, sepse të tillë jan të shumtë, por e veçanta e tij është rrugëtimi në kohë nga një i ri i cili herë mbathur e herë këmbëzbathur, asnjëherë nuk u dorëzuar as nuk u mposhtë nga varfëria dhe vuajtjet për të arritur aty ku ësht sot, në majat e suksesit.

Sevdaili, rinin e tij e kishte kaluar si shumë moshatarë të tij në Malësinë e Bujanocit, të rrethuar nga skamja dhe varfëria.

Pas përfundimit të shkollës fillore në vendlindje, gjegjësisht në Zarbincë, vullneti për të vazhduar edukimin e mëtutjeshëm në Bujanoc nuk e pengonte që çdo ditë të ecte në këmbë dhjetra kilometra rrugë malore, vajtje ardhje, e nganjëherë këmbët e tijë të lagura kaliteshin nga të fohtit sa që nuk e ndjente asgjët, por në shtëpi duhej të arrinte doemos sepse e kishte lënë nënën Hafize dhe e dinte mirë se ajo nuk mund të jetë e qetë as të bënte gjum në sy përderi sa Ai të kthehej në shtëpi.

Sevdaili ka lindur në vitit 1968 në fshatin Suahrën të Malësisë së Bujanocit, hapat e para të shkollimit i filloi në shtatorin e vitit 1975 në shkollën e fshatit deri në klasën e katërt, më pas nga klasa e pestë deri në të tetën në fshatin Zarbicë deri në vitin 1983, kur edhe filloi shkollimin e mesëm në qytetin e Bujanocit, rreth 60 kilometra rrugë vajtje-ardhje.

Jeta në Suharnë për familjen Haziri sikurse edhe për shumë familje tjera ishte e vështirë, bujqësia, blegtoria pa lënë anash edhe shitjen e drunjëve ishin të ardhurat e vetme që siguronin kafshatën e gojës malsorët.

Kjo ndikonte edhe në arsimimin e fëmijëve, sepse në mungesë të kushteve financiare pjesa dërmuese e fëmijëve pas përfundimit të kalsës së tetë, bëheshin krahu i pandashëm i prindërve për të siguruar kafshatën.

Sevdailin kjo gjë e brengoste shumë, gjithnjë mendonte atë që shum pak moshatarë të tij as që e imagjinonin, të vazhdojë shkollimin e mesëm pa iu bërë barrë familjes, babait Mahmutit dhe nënës Hafizes sepse edhe ashtu kishin mbi supe barrën e fëmijëve të tjerë, Sadijes, Xhelalit, Fekrijes, Samijës, Afrimit, Salihit dhe Jetonit.

Shkollimi në Bujanoc

Dëshira e madhe për ta kryer shkollimin e mesëm në Bujanoc nuk e pengonte që të përshkontë me dhejtra kilometra në këmbë, por kjo nuk ishte brenga e vetme, sepse pas veti kishte edhe kalin e mbushur me drunjë që duhet ta shiste në Vranjë e me ato pak para ti siguronte vetit diç për të ngrënë, e pjesën tjetër t’ia qonte familjes të cilët përballeshin me kushte të vështira financiare.

Si çdo i ri edhe Sevdaili kishte dëshirat e veta, kur shokët e klasës planifikonin që të shihnin një film në kinema ky mendonte me vete si do të udhëtonte gjith ato kilometra në këmbë në orët e mbërmjes, sidomos në stinën e dimrit kur bora në Malësi arrinte trashësinë sa gjysma e trupit të tij, nga ana tjetër dëshira për ta shikuar filmin ishte aq e madhe sa që përmbyste çdo sakrificë të udhëtimit.

Shpesh pas udhëtimit të gjatë dhe në acarë, kur arrinte në Bujanoc, Sevdaili hynte në shitore dhe i kërkonte shitësit që ti ngrohë pakës këmbët afër koftorit në një shitore të qytetit, sepse veshmbathja e tij nuk i rezistontë lagështisë.

Kështu vitet kalonin dhe Sevdaili me shum vështirësi e sakrifica e përfundoi shkollën e mesme në Bujanoc edhe atë me suksese të larta pamvarësusht sakrificave, por kushtet e vështira financiare jo se kishin ndryshuar në fëmiljen e tij, ato sa vinin e vështirësoheshin, kafshata e gojës sigurohej me shumë vështirësi, në Malësinë e Bujanocit, oxhaqet njëri pas tjetrit filluan të mos tymojnë më, kjo nuk ishte ëndrra e Sevdailit, ai tashmë i kishte dhënë vetës një synim tjetër.

Migrimi:        

Pas viteve të 90-ta dhe vështirësive që kishte kaluar në ushtri, Sevdaili ia mësyn Austrisë për ta siguruar kafshatën e gojës ku qëndroj 1 vit, pasi grumbulloi ca para ai vendos të kthehet në shtëpi për ta vizituar familjen dhe prap ti përvyshet punës, por situat e trazuar ia pamundëson që të largohet nga vendlindja dhe kështu, Atij iu desh që 3 vite të bartë drunjë me kali për të grumbullur para, që nëpër rrugë të vështira të ia mësynte migrimit.

Pas shumë mundimeve, në janarë të vitit 1994 nisi rrugëtimin për në shtetin Bavarez (Gjermani, pjesa e DDR) ku edhe kishte filluar të punojë. (Rrugëtimi i Sevdailit drejt Gjermanisë ishte një tmerr i vërtetë, një tregim në vete, ca në këmbë e ca me autobus. Kohëzgjatja, 10 jana – 1 shkurt 1994).

Pas një periudhë 6 vjeçare, e cila për të nuk krahasohej aspak e vështirë me atë që kishte kaluar në fëmijëri, Sevdaili e fiton statusin e rregullt të lejeqëndrimit.

Pash shumë vështirësive me të cilat e sprovoi jeta, sukseset për Sevdailin dhe familjen e tij tashmë ishin të njëpasnjëshme, rreth viteve 1999 – 2000 e hapi firmën e parë private për të vazhduar edhe punktet tjera që i menaxhon vetë edhe sot e kësaj dite.

Në fillim me 10-20 puntor, ndersa sot ka arritur majat e suksesit ku udhëheq një biznes të suksesshëm me mbi 100 të punësuar, pjesa dërmuese nga Malësia e Buajnocit, Lugina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Sevdaili sa herë që shikon sukseset e tij, nuk mund të anashkaloj të kaluarën, por thot me vete, ajo ishte që më bërë ky që jam sot.

Tash kohën e lirë ia kushtonë, familjes dhe fëmijëve, por asnjëherë nuk i harron skamnorët.

Sa herë që kërkohet nevoja për të ndihmuar familjet në nevojë Sevdaili është aty, e sidomos për vendlindjen e tij që edhe sot e kësja dite kur shetit me veturën luksoze i kujtohen momentet kur ecte këmbëzbathur./presheva.com/