SHPËRNDAJE

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti i shoqëruar nga bashkëpunëtorë kanë takuar qytetarët e Malësisë së Bujanocit të zhvendosur në Gjilan.

Në një takim vëllazërorë janë diskutuar preokupimet e tyre dhe mënyrat e zgjidhjes së problemeve në kohë sa më të shkurtër thuhet kështu në njoftimin e APN dega në Bujanoc.

Banorët e zhvendosur në këtë qytet të Kosovës që nga viti 1999 kanë shpalosur hallet e tyre për këto dy dekada duke fajësuar edhe pushtetin lokal në Bujanoc për neglizhencë.

Si shembull më konkret ata paraqitën rastin e fundit kur familjet e mbetura në zonat e Malësisë për orë të tëra mbetën të bllokuar nga bora.

Nga ana tjetër Arbër Pajaziti tha se gjithnjë ka qenë i gatshëm të dëgjojë për problemet e tyre dhe të mundohet të kërkojë zgjidhje jo vetëm në kohë fushatash zgjedhore siç bëjnë të tjerët.

Pajaziti u siguroi të pranishmëve se qeverisja e ardhshme me bartëse APN-në Malësinë e Bujanocit e ka prioritetet në Programin zhvillimor.

Ai potencoi se do të angazhohet për kthim të qëndrueshëm në vendlindje i cili përkon me rregullimin e infrastrukturës, revitalizimin e pronave, krijimin e Fondit të posaçëm për bujqësi e blegtori, etj.

Me APN-në në pushtet, Pajaziti tha se çëshja e dukumenteve personale dhe e regjistrave civil do të zgjidhet me emergjencë të plotë.

Në fund të bashkëbisedimit u tha se takimet e këtilla do të shpeshtohen javëve në vazhdim me qëllim të koordinimit të aktiviteteve në mënyrë që Malësia e Bujanocit të trajtohet siç e meritojnë banorët e saj thuhet kështu në informatën e APN- së dega në Bujanoc./presheva.com/