SHPËRNDAJE

Në Mal të Zi, që shpalli pavarësinë në gusht të vitit 2006, sipas të dhënave të fundit ka mbi 60 milionerë. Zhvillimi ekonomik i vendit varet kryesisht nga turizmi. Raporti i Bankës Qendrore në Podgoricë, ndërkaq nuk flet për profilet e milionerëve, përveçse më i madhi prej tyre – është jo malazez, por shtetas i huaj-jorezident.

Shteti i vogël i Malit të Zi me mbi 620 mijë banorë, sipas të dhënave të Bankës Qendrore, ka 66 milionerë të cilët kanë depozituar nëpër bankat e vendit nga të paktën një milion euro. Po këto burime, të cilave iu reforohet e përditshmja POBJEDA, thonë se depozitën më të lartë prej 17.9 milion eurosh e ka një person fizik për të cilin saktësohet se nuk është shtetas malazez, por me statusin e të huajit jorezident. Ndër milionerët, prijnë ata që kanë nga një deri në pesë milion euro, gjithsej 63 veta, dy ndërkaq kanë depozita në shumën prej pesë deri në dhjetë milion.Të dhënat flasin se, shkruan e përditshmja POBJEDA, numri i milionerëve ka shënuar rënie, për shkak se shtatorin e kaluar shifra e tyre ishte 71. Gjatë vitit 2018 ndërkaq ishte regjistruar një malazez si kryemilioner me 50.3 milion euro./ Klan Mcedonia.