SHPËRNDAJE

Pas Industrisë së Duhanit e cila ligjërisht është në duar të biznesmenit nga një qytet në brendi të Sërbisë, dhe tashmë së fundit reparti i Gumopllastikës në Klenik të Bujanocit i cili ka kaluar në menaxhim të një kompanie nga Beogradi e cila është themeluar jo më larg se më 22 prill të vitit të kaluar, fati i ngjajshëm si duket po e pret edhe ish të famshmën therrtoren “Jugokop”.

Gjatë takimit të tij në Bujanoc  me gazetarë kryetari i Trupit koordinues Zoran Stankoviç, si tërthorazi ka përmendur kandidatin potencial për blerjen e kësaj të fundit i cili e ka selinë në Nish.

Sipas informatave jozyrtare bëhet fjalë për Industrinë e mishit “Biftek” nga Nishi pronari i së cilës sipas burimeve të sigurta të presheva.com prejardhjen e ka nga Prishtina, që konsiderohet si kandidat serioz për marrjen në menaxhim të “Jugokopit”, në një mënyrë këtë e ka konfirmuar edhe Stankoviç duke e potencuar pronarin e kësaj kompanie me të cilin ka biseduar, se çka është e nevojshme që therrtorja të fillojë me punë.

E githë kjo politikë ekonomike biznesmenët lokal sidomos ata shqiptarë po i lë jasht lojës, për faktin se ata nuk mund të gjejnë përkrahjen cila do qoftë ajo që të menaxhojnë me ndonjërën nga ish-ndërmarrjet publike të cilat kanë kaluar në falimentim.

Qenan Maliqi drejtor i Industrisë së përpunimit të mishit “Agro Adria” një kompani e suksesshme e njohur jo vetëm në komunë por edhe më gjerë, është i dëshpëruar me procesin e privatizimit të ndërmarrjeve në komunën e Bujanocit.

Maliqi disa herë kishte tentuar që të nis procedurën e funksionalizimit të therrtores “Jugokop”, por në mungesë të përkrahjes vendore dhe qndrore sukseset kanë mungura në këtë drejtim.

“Kam tentuar disa herë që të nis procedurën e privatizimit të therrtores “Jugokop” por për fat të keq nuk kam mundur të gjejë përkrahje nga askush dhe kështu më është dashur të tërhiqem.

Industria e përpunimit të mishit “Agro Adria” ka kapacitet dhe vullnet që të menaxhojë me “Jugokop”-in por kjo nuk po mjafton duke patur parasysh edhe rrethanat tjera ndikuese” është shprehur për presheva.com drejtori i Industrisë së përpunimit të mishit “Agro Adria” Qenan Maliqi./presheva.com/