SHPËRNDAJE

Guardiola

Pep Guardiola do të largohet nga Bayerni pas përfundimit të këtij edicioni.
Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, në stinorin e ri do ta fillojë aventurën në Premierligë.

Sipas The Sun, Guardiola po kërkohet me ngulm nga krerët e Manchester Cityt, përcjell El Mundo Deportivo.

Krerët e Cityt nuk janë të kënaqur me performancën e Manuel Pellegrinit, andaj po kërkojnë një trajner të ri.

E, Guardiola është synimi i tyre primar, për të cilin janë të gatshëm të derdhin miliona euro.