SHPËRNDAJE

DeGea-Bale

Manchester United është i gatshëm ta sakrifikoj Davide De Gean për transferimin e Gareth Bales.
Manchester United po mundohet që me cdo kush ta transferoj Gareth Balen nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas tabloidit britanik, Daily Star, Louis van Gaal është i gatshëm të heq dorë nga portieri spanjoll, Davide De Gea vetëm për të arritur deri te ish anëtari i Tottenhamit.

De Gea është objektiv i Real Madridit dhe shihet si pasardhës i denjë i Iker Casillasit. Andaj, Van Gaal po mendon ta përdor portierin spanjoll për të negociuar me Real Madridin për transferimin e Bales.

Sipas Daily Star ekipi nga Old Trafford është i gatshëm të paguaj rreth 80 milion euro për Balen, i cili nëse transferohet në United do të paguhet 300 mijë funte (415 mijë euro) në javë, sa kapiteni Wayn Ronney.