SHPËRNDAJE

Manchester United është duke u përgatitur për të paguar klauzolën e yllit të Barcelonës, Neymar.

Sipas gazetës katalunase ‘ Diario Sports’, gjiganti anglez do t’i ofrojë “Blaugranëve” 200 milionë euro që kërkohen për të siguruar transferimin e brazilianit në ‘Old Trafford’.

Një marrëveshje e tillë do të dyfishonte rekord e vendosur për transferime nga “Djajtë e Kuq” me transferimin e Paul Pogbas nga Juventusi për 100 milionë euro gjatë vitit të kaluar.

Raporti nga gazeta e lartpërmendur shton gjithashtu se sulmuesi 24-vjeçar mund të bëhet lojtari më i paguar në Premierë Ligë.

415.000 funta thuhet se mund të jetë paga javore e tij.