SHPËRNDAJE

Sadio Mane para disa ditësh është zgjedhur futbollisti më i mirë afrikan për vitin 2019, dhe pas kësaj është deklaruar edhe futbollisti.

Futbollisti i Liverpool ka thënë se nuk e harron asnjëher atë që njerëzit e vendit të tij kanë bërë për të.

Po ashtu Mane ka treguar se kishte planifikuar të udhëtonte në Senegal mirëpo e kishte të pamundur.

Plani im ishte të udhëtoja për në Senegal por ishte e pamundur për mua. Ne kemi ndeshjen kundër Tottenhamit këtë të shtunë, por jam i zhgënjyer që nuk mund të rikthehem në vendin tim. Nuk e harroj atë që çdo njëri ka bërë për mua”, është deklaruar futbollisti.

Mane njihet edhe për ndihmat e tij të shumta që i bënë për vendin e tij dhe po ashtu për modestin e tij.