SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë ta ketë dëgjuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që ka thënë se mes dyja vendeve janë të nënshkruara 33 marrëveshje.

Image result for vucic mogherii

“Dua ta informoj atë se ne kemi 48 marrëveshje të arritura, ta dijë këtë së paku nëse është duke u përgatitur për bisedime”, ka thënë Vuçiq

Tridhjetë e tri marrëveshje të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të rishikohen. Një gjë të tillë e kishte kërkuar kryeministri, Albin Kurti, para disa muajsh.

Ai kishte thënë se fillimisht do të shohin se cilat marrëveshje janë zbatuar dhe çfarë ka ndikuar në jetën e qytetarëve.

“Së pari duhet ta shohim se çfarë është zbatuar, çfarë jo dhe duhet ta shohim se cila ishte përmasa e ndikimit të atyre marrëveshjeve në jetën e qytetarëve, t’i nxjerrim mësimet e duhura sesi të ecim sigurt përpara”, ishte shprehur ai.