SHPËRNDAJE

Eksperti amerikan për Ballkan Daniel Serwer deklaroi se, “ShBA do të bëjë presion të madh që marrëveshja mes Kosovës edhe Serbisë të arrihet deri në shtator”, shkruan “B92”, transmeto “Bota sot”.

Serwer parashikon “ndezjen e motorëve” me synimi që të arrihet marrëveshje e shpejtë në prag të zgjedhjeve presidenciale.

“Amerikanët do bëjnë presion që të arrihet marrëveshja deri në shtator, ashtu që presidenti Trump të udhëheq zgjedhjet dhe të organizojë ceremoninë në Rouz Garden, siç iu ka premtuar presidentëve Thaçi e Vuçiq”, vlerësoi Serwer.

Sipas tij nëse presidenti Thaçi është i gatshëm të dorëzoj territorin me shumicë serbe , kjo mund të ndodhë. Lidhur me qeverinë e re të Kosovës, ai theksoi se qeveria në krye me Hotin nuk do të mund të imponohet dhe Thaçi do të jetë aktori kryesor.

“Nëse qeveria dëshiro rol në dialog duhet të veprojë përpara, bie fjala të propozoj rezolutë që kundërshton ndarjen përveç korrektimit të vogël në demarkim dhe të deklarohet për masa ndërsjella si sillet Serbia të merr përgjigje të njëjtë edhe Kosova”, tha ai.

Ai tha se qeveria është e brishtë dhe as Hoti as Thaçi nuk kanë shumicën në Kuvendin e Kosovës. “Kush udhëheq dialogun me Beogradin , duhet të ketë të qartë se vetëm uniteti shpëton Kosovën”, vlerësoi Serwer.

Kryeministri Hoti në fjalën e tij në Kuvend ka thënë se dialogun do e udhëheq qeveria dhe nuk do lejoj ndryshim të kufijve të 17 shkurtit 2008.