SHPËRNDAJE

Prej mesnatës edhe Kroacia ka mbyllur kufirin për kalimin e njerëzve. Vetëm shtetasit e vendeve anëtare të BE mund të futen apo të dalin nga ky vend.

Të mërkurën ka vdekur nga COVID-19 një person, që është viktima e parë në Kroaci. Ndërsa numri i të infektuarve ka kaluar mbi 100. Popullata është e nervozuar. Blerje masive sheh gjithandej – peshk, miell, artikuj higjienikë nuk mund të gjesh në të gjitha supermarketet, thotë DË.

Në Mal të Zi situata deri të enjten është më e mirë se në vendet e tjera të Evropës, por pas rastit të parë të infektimit, kanë rezultuar pozitive edhe dy gra të tjera. Autoritetet malazeze menjëherë mbyllën kufijtë për të huajt, e po kështu janë mbyllur shkollat, kopshtet, universitetet, hotelet, restorantet, kafenetë. Pesë pronarë baresh baresh që nuk i respektuan këto rregulla janë burgosur menjëherë. Në Greqi gjendja deri të mërkurën ishte alarmante, me 418 të infektuar – 31 më shumë se një ditë më parë. Deri tani kanë vdekur të paktën pesë persona nga koronavirusi.

Në Bullgari, personeli mjekësor që po punon me mundim këto ditë do të shpërblehet me nga 500 Euro shtesë në muaj. Vendimi është marrë pasi 85 mjekë dhe sanitare lanë punën, sepse ndiheshin të rrezikuar nga infektimi. Rumania kishte deri përpara dy ditësh 260 persona të infektuar. Shumë prej tyre vinin nga Italia. Presidenti i Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të mërkurën. Deri në 18 mars, atje kishte 36 persona të prekur, 24 nga të cilët janë nga vendet e afërta me kufirin e Shqipërisë. Të gjitha ata u infektuan nga një çift i ardhur nga Italia.

Serbia me 70 raste shpalli ndalimqarkullimin e njerëzve nga ora 20 deri në pesë të mëngjesit. Ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë janë regjistruar të mërkurën katër raste të reja infektimesh, që do të thotë se numri i përgjithshëm ka mbërritur në 38.