SHPËRNDAJE

Në Merdar, në terminalin doganor, ashtu si edhe në disa vende të tjera nëpër Kosovë, po aplikohen masa të shtuara preventive në kohën kur tërë bota po përballet me pandeminë e koronavirusit.

Në një porosi të ngjitur në murë, në njërën nga zyrat e këtij terminali, ndalohet shtrëngimi i duarve.