SHPËRNDAJE

KinoNight-01

Një grup maturantësh nga shkolla e mesme në Preshevë kanë menduar një projekt që do të ristartoj sado pak kinemanë e Preshevës, e cila ka vite të tëra që nuk është në funksionon. Ata për portalin presheva.com thonë se me këtë projekt dëshirojnë që ta aktivizojnë kinemanë e Preshevës, jo vetëm siç thonë ata “ta gjallërojnë jetën kulturore në Preshevë”, por edhe të ketë aspekt humanitar.

“Jemi një grup maturantë që po e organizojmë këtë ngjarje ku kemi gjetur edhe përkrahjen e Shtëpisë së Kulturës per këtë projekt. Pra çdo të premte me fillimin nga ora 19:30 do shaqet një film në Shtëpinë e Kulturës.” ka thënë për Presheva.com, maturatni Milot Aliu, i cili është njëri nga organizatorët.

Sipas tij, ajo që e ka shtyrë që këta maturant të organizojne nje ngjarje te tillë është siç thonë ata gjallërimi i jetës kulturore.

“Edhe pse kemi obligimet e tona si maturanta që jemi, ka qenë kryesisht gjallërimi i jetës kulturore në Preshevë, që rinia së paku një ditë të javës të dije që të premten do shkojne në “Kino”. ka thënë Miloti.

Këta maturantë kanë menduar që ky projekt i tyre të jetë edhe humanitar, ku me këto para të mbledhura me biletat e shitura, t’i ndihmojnë familjet në nevojë.

“Duke i pasur parasysh edhe kushtet e vështira që hasen tek çdo e dyta familje tek ne, menduam që në fund me parate e grumbulluara t’i ndihmojme familjet në nevojë” ka thënë në një bisedë për presheva.com.

“Përndryshe, ne kemi përkrahjen e Shtëpise se Kultures, gjimnazit “Skenderbu”, agjensioneve të autobusave (cdo te premte 3 agjensionet kryesore – Veli Trans, Mimoza dhe Jedinstvo do kene edhe nje linje shtese pas mbarimit te filmit, ku edhe do mundësohet transportimi i personave nëpër fshatra). Kemi përkrahje të madhe dhe deshëm që edhe në botën virtuale të kemi përkrahjen tuaj. Ju faleminderit per mirkuptimin dhe shpresoj te gjejme perkrahjen tuaj!”

Se cilat filma do të shfaqen, do të jetë një surprizë për ata që i duan filmat. /presheva.com/

KinoNight