SHPËRNDAJE

Vendosja e maskave mbrojtëse së shpejti do të jetë një detyrim në ambiente të hapura në Serbi, thotë imunologu Srdja Jankoviç.

Ai tha në “TV Prva”, përcjell presheva.com se nuk ka fare diskutim në ambiente të mbyllura se maska ​​është e nevojshme dhe tha se largësia fizike dhe maskat janë shtylla kurrizore e parandalimit të infeksionit dhe sëmundjes, dhe parandalimi i vdekjes nga sëmundja Covid-19./presheva.com/