SHPËRNDAJE

Mbi 200 mjekë vullnetarë nga Kosova janë paraqitur për të shkuar në Luginën e Preshevës për të monitoruar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Ndonëse, kjo nismë ishte nis nga Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ende nuk ka marrë një ndonjë përgjigjie nga qeveria, shkruan Insajderi.

Syla në një prononcim për Gazetën Insajderi, ka treguar se që nga dje ka nisur një kërkesë drejtuar Ministrit të Shëndetësisë, Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, për të shkuar në Luginën e Preshevës për të ndihmuar lidhur me situatën e pandemisë.

“Kjo kërkesë ka nisu nga unë pastaj janë lajmëruar edhe 200 mjekë tek Oda e Mjekëve, unë kam bërë kërkesë dje dhe deri tani nuk kam marrë përgjigjie. Kjo kërkesë i është dërguarë Kryeministrit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrit të Punëve të Jashtmë”, ka thënë Syla për Insajderin.

Kjo kërkesë ishte nisur pas video konferencë së Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben vitia, ku kishte komunikuar me homologun e tij nga Serbia, Zlatibor Lonçar për rritjen e bashkëpunimit mes profesionistëve shëndetësor për mbrojtjen e të gjitha komuniteteve nga virusi Covid-19.

“Kjo kërkesë e ka nismë nga konferencës e ministrit Arben Vitia me ministrin e Serbisë për bashkëpunim të përbashkët në këtë kohë të pandemisë dhe se neve duhet me na leju me hy në Preshevë”, ka thënë Syla.

Gazeta Insajderi ka provuar të marr përgjigjie nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministrina e Punëve të Jashtme por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.

Ndonëse, nga Lugina e Presheva kishin kërkuar ndihmë në këtë kohë të pandemisë për ta menaxhuar këtë situat.