SHPËRNDAJE

Aksioni fillon të premten dhe do të vazhdojë deri më 6 dhjetor

Si gjithmonë diaspora shqiptare është mobilizuar atëherë kur ka nevojë dhe kështu po ndodh edhe pas tërmetit shkatërues në Shqipëri.
Janë të shumta iniciativat e Shoqatave Humanitare, Fondacioneve të ndryshme, Shoqërive Kulturore, Kulteve Fetare, përmes së cilave shqiptarët e Zvicrës kanë shprehur gadishmëri për të qenë pjesë e këtij karavani humanitarë.

Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, së fundmi ka dalë me një komunikatë përmes së cilës informon opinion e gjërë se ka shpallur një javë solidariteti me shqiptarët e lënduar nga tragjedia që shkaktuan tërmetet në javën që po lëmë pas. Aksioni fillon të premten dhe do të vazhdojë deri më 6 dhjetor,

„Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, e konsideron obligim fetar dhe vëllazëror që shqiptarët kudo që ndodhen të mobilizohet në mbledhjen e ndihmave për familjet e dëmtuara nga tërmeti i fundit në Shqipëri. I bëjmë thirrje të gjitha xhamive, anëtare të Unionit, që të fillojnë organizimin për mbledhjen e ndihmave në vlera monetare. Shpresojmë që nëpërmjet këtyre ndihmave, sadopak t‘ju dalim në ndihmë vëllezërve tanë në këto ditë të vështira.“ – thuhet në komunikatën e lëshuar nga Kryesia e UBISHZ-së./presheva.com/