SHPËRNDAJE

ema kryesore e ditës vazhdon të jetë Boris Johnson, i cili është konfirmuar në detyrën e tij të re si kryeministër i Britanisë së Madhe.

Mbretëresha Elisabetë ka konfirmuar në detyrë Johnosonin, i cili mbërriti pasditen e sotme në Pallatin e Buckinghamit, pavarësisht protestuesve të mjedisit, të cilët po i pengonin rrugën.

Ai ka mbajtur fjalimin e tij të parë si Kryeministër ditën e sotme duke u shprehur se “Detyra ime është ti shërbej popullit britanik. Flamuri ynë për të drejtën e fjalës!”

Ai vazhdon fjalimin e tij duke thënë: “ Britanikët kanë pritur mjaftueshëm. Ka ardhur koha të veprojmë.”

Ai do të jetë kryeministri i 77-të i Britanisë ku për herë të parë në histori, një i tillë zgjidhet nga anëtarësia e partisë dhe jo nga deputetët apo elektorati më i gjerë britanik.

Boris Johnson, do të drejtojë një administratë pakice pasi partia Konservatore britanike varet nga votat e deputetëve unionist të Irlandës së Veriut që janë për një bashkim më të ngushtë mes Britanisë dhe Irlandës së Veriut.

Transferimi i pushtetit nga kryeministrja aktuale Theresa May që dha dorëheqjen për shkak të Brexit ku do duhet të ketë sukses Boris Johnson, pritet të ndodhë të mërkurën pasdite, pasi kryeministri i ri të kërkoj aprovimin e Mbretëreshës për formimin e qeverise se re.