SHPËRNDAJE

Gjalpi (i quajtur ndryshe margarinë) prodhohet nga vaji i bimëve, ndërkaq është i pasur me thartira yndyrore të pangopura. Mund ta bëni vetë, në shtëpi.

Përbërësit: – gjysmë filxhani qumësht/ujë, – një filxhan vaj (luledielli apo përzierje vaj ulliri dhe vaj luledielli) ose gjysmë filxhani vaj luledielli dhe gjysmë filxhani vaji kokosi, – një e verdhë e vezës, – një lugë çaji lëng limoni, – gjysmë luge çaji kripë. Përgatitja: Para se të filloni ta gatuani këtë gatesë, bëni gati mikserin, dy enë (një të madhe dhe një më të vogël) dhe akull.

Në enën e madhe thërrmoni akullin dhe shtoni pak ujë në mënyrë që temperatura të qëndrojë në zero. Në enën e vogël të cilën e keni vendosur në enën e madhe me akull, shtoni përbërësit kështu: Nxehni ujin dhe vajin përafërsisht në 40 gradë celsius. Në enën e vogël qitni vaj në të cilën më parë keni përzier të verdhët e vezës dhe të gjitha përzieni me mikser (sipas mundësisë në shpejtësinë më të madhe). Ngadalë qitni qumështin/ujin dhe përzieni gjithnjë rreth dy minuta derisa uji dhe vaji të lidhen dhe të ngjiten për tretjen. Shtoni lëngun e limonit dhe kripën dhe lehtë përzieni derisa gjalpi të dendësohet. Nëse dëshironi, në fund mund të shtoni edhe ndonjë mëlmesë, p.sh. majdanoz, origano, rozmarinë etj. G

jalpin ruajeni në frigorifer dhe përdoreni gjatë tri ditëve.