SHPËRNDAJE

McDonald’s do të mbyllë gjithësej 1.270 restorantet e saj në Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të së hënës, kjo për shkak koronavirusit.

Më parë, gjigandi i ushqimit të shpejtë kishte mbyllur zonat e ushqimit brenda restoranteve, por vazhdoi të ofronte shërbime për të marrë me vete ato, shkruan BBC- transmeton Indeksonline.

 

 

“McDonald’s” tha se dëshironte të mbronte mirëqenien e stafit, gjithashtu edhe të klientëve.

“McDonald’s” punëson rreth 135,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndryshe, punonjësit e “McDonald’s” direkt nga kompania do të marrin pagë të plotë për orët e tyre, të planifikuar deri më 5 prill.