Faleminderit të them, o Zoti im.
Ti, Zoti im, më frymëzove ta mbushi gojën plot falënderim, ELHAMDULILAH, ta kapi lapsin në dorë dhe ta shënoj fjalën falënderim, ELHAMDULILAH.
Ti, Zoti im, ma lehtësove kërkimin e fjalëve në testaturë, radhitjen një nga një deri sa të kompletoj fjalën falënderim, ELHAMDULILAH.
Ti, Zoti im, ma mundësove kujtimin e të mirave Tua të panumërta, si: mendjen, imanin, shëndetin, përuljen ndaj Teje, pikërisht çdo gjë, ato që i kujtoj e nuk i kujtoj, ato që i di dhe ato që nuk i di. Të them thellë nga zemra, ELHAMDULILAH.
“El’hammdulilah-Lavdi Zotit! Por të shumtët nuk dinë.” (Nahël, 75)
“El’hammdulilah-Lavdi Zotit që i zbriti robit të Vet librin pa shtrembërime!” (Keh’f, 1)
“El’hammdulilah-Lavdi Zotit dhe paqe mbi robtë e Tij të zgjedhur!” (Nemël, 59)
“El’hammdulilah-Lavdi Zotit të Cilit i përket gjithçka në qiej e në tokë! Atij i takojnë lavdet edhe në të ardhmen. Ai është i Urti, i Gjithëdituri.” (Sebe, 1)
O Zot!
Kur unë të them “faleminderit”, Ti më lavdëron edhe më shumë.
O Zot!
Aq dhunti të shumta më dhurove, sa jetë krijove, nuk ja dal dot me falënderim.
O Zot!
Ty të falënderoj, të mirat nuk arrij t’i numëroj,
Ti, zemrës sime besimin ja dhurove, lavdi.
O Zot!
Gjuhën mos e ndëshko me jofalënderim,
Asgjë e bukur nuk ekziston me palavdim.
O Zot!
Për Ty, jeta ime, ashtu Ti si dëshiron,
Hidhërimin Tënd largoje nga unë, Zoti im!
O Zot!
Faleminderit për falënderim, që pak prej njerëzve këtë e dinë.
Faleminderit për Kuranin, libër që na mëson falënderimin.
Faleminderit që ofrove për besimtarët paqe dhe falënderim.
Faleminderit, Ty të takojnë lavdet tani dhe në përjetësim.
Përgatiti Ulvi F.