SHPËRNDAJE

Shoqëria Aksionare “Elektromreza Srbije”, përmes administratës komunale në Preshevë, njofton qytetarët e komunës së Preshevës, rrespektivisht pronarët dhe shfrytëzuesit e patundshmërive, parcelat e të cilëve ndodhen në brezin e sigurisë të largëpërçuesit 110 KV, ose në afërsi dhe poshtë përçuesve fazorë DV 1224 TS Bujanoc- TS Preshevë si dhe DV 462 TS Vranje 4 – KUFI/TS Shtip (LARGËPËÇUSI BUJANOC-PRESHEVË dhe LARGËPËÇUSI VRANJË-KUFI), se duke filluar nga data 24.02.2020 do të fillojë prerjen e vegjetacionit në dy brezat e sigurisë të largëpërçuesve.

Pronarët dhe shfrytëzuesit e patundshmërive, parcelat e të cilëve ndodhen në brezet e sigurisë, kanë për obligim që pas prerjes ti marrin dhe ti largojnë vegjetacionin dhe drunjët e prerë.

Pronarët e parcelave nuk guxojnë të mbjellin drunjë, as të ndërtojnë objekte në afërsi, poshtë dhe mbi largëpërçues, që të mos rrezikojnë punën e largëpërçuesve, në kundërshtim me ligjin e energjetikës dhe rregullat e tjera teknike.

VËREJTJE:

Largëpërçuesi Bujanoc-Preshevë kalon nëpër vendbanimet kadastrale Raincë, Corroticë, Bukuroc, Rahovicë dhe Preshevë ndërsa largpërçuesi Vranjë-Kufi nëpër komunat kadastrale Ljanik, Svinjishtë, Sllavujev./presheva.com/