Me ftesë të Institutit Heinrich Boll Stiftung kryetari komunës, Shqiprim Arifi ishte panelistnë në dy tryeza të rrumbullakëta njëra në Bruksel ndërsa tjetra në Berlin ku temë diskutimi ishte normalizmi, procesi i dialogut, parë nga ana e Republikës së Kosovës dhe Luginës së Preshevës.
Kryetari Arifi ka shprehur qëndrimin e tijë institucional se ne si komunë e Preshevës jemi kundër shkëmbimit të territoreve nëse cenohet integriteti territorial i Republikës së Kosovës. Populli preshevar dëshiron bashkangjitje komplete të trei komunava shqiptare siç janë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi gjithashtu ka bërë thirrje që në këtë dialog të përfshihet edhe Lugina e Preshevës me përfaqësuesin e saj në Bruksel. Reciprociteti i shqiptarëve në Serbi të jetë gjëja minimale që do të përfitojnë qytetarët e komunës së Preshevës ka thënë Arifi në fjalimin e tijë si panelist në Bruksel dhe Berlin./presheva.com/