SHPËRNDAJE

Me ftesë të Kongresmenit, mikut të Shqiptarëve Z. Eliot Engel, njëherit edhe Kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi do ta vizitoj Kongresin Amerikan në Washington DC për t`a njoftuar z. Engel me situatën aktuale politike në Luginën e Preshevës dhe qëndrimet lidhur me zgjidhjen e çështjes së Shqiptarëve të kësaj ane për të drejtat individuale dhe kolektive.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të kryetarit Arifi.

Arifi shkruan.

Z. Engel do t`ia dërgoj falënderimet e të gjithë Shqiptarëve të Luginës së Preshevës për mbështjetjen e kahmotshme të Shtetit Amerikan si dhe stabilitetin afatgjatë në vendin tonë.

Gjithashtu kënaqësi e veçant t`i takoj bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (New York, Philadelphia dhe Washington), për t`i falenderuar personalisht për kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në të gjitha proceset të cilat ka kaluar Lugina e Preshevës thuhet kështu në njoftimin për vizitën në SHBA të kryetarit Shqiprim Arifi./presheva.com/